AKTUALITET

Protesta opozitës, Tedi Blushi: Jemi këtu për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e krimit të organizuar, jemi gjithashtu për të protestuar për policët

12:11 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i PL-së, Tedi Blushi, është pjesë e protestës, i cili u shpreh se të gjithë ndodhen aty për të shpëtuar Tiranën nga krimi i organizuar, ashtu sikurse ndodhen krah policëve, të cilët dalin e përballen me qytetarët.




Tedi Blushi: “Ne protestojme sot ne emer te mijera qytetarëve, që vuajnë çdo ditë pasojat e keqqeverises, që eshte kthyer ne simbol te korrupsionit e krimit te organizuar.
Jemi ketu për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e krimit të organizuar, nga mafia e inceratorëve , qe sot nuk djeg vetëm paratë tuaj, por edhe te ardhmen e këtij qyteti.
Ne nk do lejojmë kurrë Erion Veliaj të bëjë gjumin e qetë, deri ditën qe do japi llogari një me një, për të gjitha krimet që i ka bërë qytetit të Tiranes, deri ditën qe ai do iu kthejë ju edhe qindarkën e fundit te cilën ka vjedhur nga xhepat tuaj.
Jemi këtu për të protestuar edhe për këta policë, kapela e të cilëve kushton më shumë se rroga e tyre, e që detyrohen sot të dalin para popullit, të konflikohen me të, në emër te nje qeverie të kapur nga krimi, në emër të një kryetari bashkie të marrë peng nga krimi, e që sot drejton një nga mafiat më të rrezikshme të Ballkanit.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.