Kronikë

Vodhi 420 euro një 67 vjeçari, tentoi të vidhte e një banesë tjetër, në pranga 28 vjeçari

10:10 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 28 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi vodhi një banesë në Cërrik, e pas saj tentoi të vidhte e një banesë tjetër.




Xh.S., 28 vjeç, banues në Shushicë të Cërrikut, arriti të vidhte 420 euro në banesën e një 67 vjeçar. Më pas tentoi të vidhte në një banesë tjetër, por u kap në flagrancë nga policia.

28 vjeçari nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi është dënuar e më parë për vjedhje, lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Cërrik
Vodhi një shumë parash në një banesë dhe më pas tentoi të vidhte në një banesë tjetër, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.
28-vjeçari, i dënuar më parë për vepra penale në fushat e vjedhjes, narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Komisariati i Policisë Cërrik, pas marrjes së denoncimit për vjedhjen e një shume parash në një banesë, në fshatin Shushicë, Cërrik, ka organizuar punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Xh. S., 28 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Cërrik.
Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e djeshëm, ka vjedhur 420 euro në banesën e një 67-vjeçari. Një pjesë e parave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasi ka kryer këtë vjedhje, ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë tjetër, në fshatin Shushicë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.