AKTUALITET

Akuzohet për abuzim e p*rnografi, dhe e prezatonte të mituren si gruan e tij të katërt, lihet në burg mjeku Dervish Hima

16:37 - 08.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku Dervish Hima, i cili prezatonte të mituren 16 vjeç si gruan e tij të katërt, lihet në masen ‘arrest në burg’, pasi akuzohet për shfrytëzim seksual dhe pornografi.




Gazetarja Klodiana Lala, për News 24, raporton se në dhomë këshillimi Gjykata e Larte ka rrezuar rekursin e tij për masën e sigurisë që u la ne fuqi nga Apeli i juridiksionit te përgjithshëm me 7 shkurt të këtij viti.

DESHMIA 

Dervish Hasi më heret ka deklaruar se kurrë nuk ka bërë ndonjë trafikim me gruan e tij. “Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, ka deklaruar ai.

Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.

Sipas hetimeve e mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës me vajzën. Mesohet se ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.