Ditën e sotme është arrestuar një 30 vjeçar në Dibër, pasi u vodhi në ambientet e spitalit 2 pacientëve e një shoqëruesi, 2 celularë e një shumë parash.
Bëhet fjalë për 30 vjeçarin Bedar Manga, banues në Peshkopi.
Ai ka hyrë në një dhomë të Spitalit Rajonal Dibër, ku ka gjetur dy pacientë dhe një shoqërues, për t’u vjedhur dy celularë dhe një shumë parash.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.
Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi