Kreu i Grupit Parlamentar PD, Gazmend Bardhi, në një deklaratë për media u shpreh se Kryeministri Edi Rama, do të mbajë peng integrimin europian të vendit.
Sipas tij, qeveria aktuale ka vonuar anëtarësimin në BE, për 11 vite, e kjo për shkak se siç shprehet Bardhi, vendi ka kryeministrin më të korruptuar në Europë.
Gazmend Bardhi: Ramës të gjithë bashkëpunëtorët i dalin hajdutë. Rama është i përfshirë edhe vetë në korrupsion. Kemi kryeministrin më të korruptuar në Europë. Integrimi europian është vonuar 11 vjet nga qeveria e korrupsionit të Ramës.
Rama detyroi grupin e PS që të mblidhet tek inceneratori. Edi Rama më së paku nuk di që të zgjedhë bashkëpunëtorët. Kryeministri thotë se nuk mban përgjegjësi për firmat që hedh. Rama do të mbajë peng integrimin europian të Shqipërisë. Zgjedhjet po blihen.