AKTUALITET

“Propozimi është premtues. Përgëzojmë përpjekjet e Shqipërisë…”, reagon Ambasada Amerikane për rezolutën antikorrupsion të PS

15:34 - 08.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar mbi rezolutën antikorrupsion të PS, duke e cilësuar si një propozim premtues.




Institucioni përgëzon përpjekjet e Shqipërisë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për vendin, në mënyrë që të çelen rrugët drejt anëtarësimit në BE.

Ambasada shprehet se pret rezultate të dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues.

Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.