AKTUALITET

Rama në Gjermani: BE përceptohet si bankomat. Për t’u bashkuar duhen bërë detyrat e shtëpisë

20:35 - 08.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryemistri Edi Rama ndodhet në Gjermani, duke qenë pjesëmarrës në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, teksa u shpreh se BE konceptohet si bankomat, por për t’u anëtarësuar duhen bërë ‘detyrat e shtëpisë’.




Rama tha se BE-ja për vendin tonë nuk lidhet me paranë, por me një parametër paqeje mbështetur në vlera, parametër tolerance, sigurie mbështetur në në vlera.

Sipas tij, Shqipëria të qenurit pjesë e BE-së, nënkupton të jesh pjesë e një bashkësie paqeje bashkëpunimi dhe sigurie.

 

Edi Rama: Çfarë në fakt e bën BE-në një rast unik, po kështu në historinë e hartave sepse është i vetmi entitet politik me një kufi të jashtëm që kufizon vetveten me pjesën tjetër të tij dhe një kufi i brendshëm që kufizon në vetvete 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Që të vish në Shqipëri pra, të duhet të dalësh nga BE, por të hysh në zemër të Europës. Kjo vlen edhe për morinë e emigrantëve që erdhën në Gjermani, sidomos gjatë krizës së madhe të refugjatëve të vitit 2015.

Iu desh të hynin në BE përmes Greqisë, të dilnin nga BE përmes Maqedonisë së Veriut, e të hynin sërish në BE përmes Kroacisë apo Rumanisë. Më duket po kështu se Ballkani Perëndimor është aty për të qenë dëshmitar se termi zgjerim s’ka të bëjë me zgjerimin, sepse kur merr peshë zgjerohesh, por kur të duhet të integrosh pjesë të stomakut me trupin, nuk zgjerohesh, bashkon.
Për t’u bashkuar me BE sigurisht duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, por njëkohësisht falë Putin BE kuptoi se aspekti gjeo-politik është shumë më tepër i dukshëm në vetvete se sa iu dukej, në momentin që gjithkush mendonte se luftërat nuk do ktheheshin kurrë në Europë, ndaj kur agresioni Rus nisi kandër Urkaines, qëndrimi i BE ndaj Ballkanit perëndimor ndryshoj më mirë.
Bashkimi i Evropës është një domosdoshmëri. Për të folur për Shqipërinë, ne kemi një histori mjaft të veçantë dhe unike, e pakrahasueshme me historinë e ish-vendeve të tjera komuniste. Sepse ishim të izoluar si nga Lindja ashtu dhe Perëndimi. Ishim një Kore Veriu në mes të Europës për shumë e shumë vite. U bëmë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit, nuk kishte një parti komuniste, ende nuk e kemi një. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri ndërkohë të jemi ai vend që sot mbështetur në barometrin e BE, vendi më pro-europian, përfshirë dhe Gjermaninë.
Për ne për të qenë pjese ë BE është aq e thjeshtë, aq thelbësore siç ishte për ata që ndërtuar BE. Për të qenë pjesë e BE për ne të jesh pjesë e një bashkësie paqeje bashkëpunimi dhe sigurie. BE perceptohet si bankomat, për ne nuk ka të bëjë me paratë, por me një parametër paqeje mbështetur në vlera, parametër tolerance, sigurie mbështetur në në vlera. Po bëjmë maksimumin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.