Kronikë

Shqiptari i vendos flakën vetes në shenjë proteste kundër vendimit për t’a dëbuar! Lyen veten me benzinë në sy të gruas dhe… Ja si është gjendja e tij

09:21 - 08.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar i ka vendosur flakën vetes në shenjë proteste pas vendimit të shtetit italian për ta dëbuar.




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Riccione, në Viale Milano ku 47-vjeçari me është lyer me benzinë duke përdorur një bidon që kishte blerë në karburant dhe i ka vënë flakën vetes në sy të gruas së tij.

Shqiptari, i cili pësoi djegie mbi 70% të trupit, u shpëtua nga disa kalimtarë në rrugë të cilët më pas njoftuan ambulancën dhe policinë.

47-vjeçari është transportuar në spitalin në Bufalini të Cesenës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari jeton në Riccione dhe punon si kamarier, si edhe është i martuar me një shtetase rumune.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.