AKTUALITET

Tiranë, Dhunoi nënën e moshuar, në pranga 36 vjeçari

20:52 - 08.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme është arrestuar një 36 vjeçar pasi ushtroi dhunë mbi nënën e tij të moshuar.




Pamjet e dhunës janë bërë publike nga faqja JOQ Albania, ditën e sotme, akt i cili pati reagim nga Policia e kryeqytetit.

G.K., 36 vjeç, banues në Tiranë, është personi i arrestuar.

Ai ndodhej në arrest shtëpie kur ka dalë në oborrin e banesës dhe ka ushtruar dhunë mbi të moshuarën.

Për shkak të veprimeve të tij, 36 vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, neni 130/a, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Vepra e dhunës në familje është i denueshëm deri në 2 vite, ndërsa largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, dënohet me nga 5 vite heqje lirie.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Tiranë
Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.