AKTUALITET

Kryeministri Rama nga Gjermania: Jam me fat që vij nga një vend i cili krenohet me frymën e vjetër të tolerancës shoqerore

15:56 - 09.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ishte i pranishëm në ceremoninë tradicionale të çmimit Karl i Madh, në Gjermani, i cili mbajti një fjalim, duke u shprehur se ndihet me fat që vjen nga një vend që krenohet për frymën e vjetër të tolerancës shoqerore.




Ai përmendi se Shqipëria ishte e vetmja që në fund të luftës së dytë botërore, të kishte më shumë hebrenj, për të vënë kështu në pah tolerancën shoqërore për të cilën vlerësohet vendi ynë.

“Jam me fat që vij nga një vend i cili krenohet me frymën e vjetër të tolerancës shoqërore. Ne bashkëjetesën e ndërsjelltë të besimeve të ndryshme fetare, dhe ata që shkruan për tolerancën, shpesh i panë si më të vështirë për t’i përfshirë.
Shqipëria një vend me shumicë myslimane, ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj në fund të luftës së dytë botërore, përpara sesa të niste.
Toleranca për Shqipërinë nuk ishte thjesht një pranim pasiv, apo një njohje me zor i diversitetit të dikujt.
“Toleranca kërkon të dalim jashtë zonës së rehatisë. Jo thjesht duke pranuar pikëpamjet tjera, por duke u angazhuar në mënyrë të përhershme në kompleksitetin e historive tonë. Është tolerance që kurrë nuk rresht së luftuari me armët e kritikës dhe autokritikës duke shmangur shkuarjen te armët reale që do të na shkatërronin.
Vetëm një formë toleranca që nuk e braktis dialogun mes besimeve mund të mbrojë të mirën më të rëndësishme përtej mosmarrëveshjeve, betimi se të gjithë jmi qenie njerëzore.
Toleranca ende mbetet një temë komplekse”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.