AKTUALITET

“Nuk më ka mbetur asnjë fije floku e zezë, por shqiptarët e Greqisë janë histori krenarie kombëtare”, Rama u rikthehet kujtimeve teksa nis turin e tij për emigrantët në 12 maj

20:57 - 09.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjete sociale dy foto të tij, të cilat datojnë që më 2006, kur ai u takua për herë të parë me shqiptarët në Athinë, duke u shprehur se nuk i ka mbetur asnjë fije floku i zi, por shqiptarët e Greqisë janë histori krenarie kombëtare.




Me këtë postim, duket se Rama ka dashur të rikthejë për një moment kohën pas, kur kur ai ishte kryetar i opozitës, me një pamje më të rinuar, por sjell në vëmendje vuatjet e emigrantëve shqiptarë për të kaluar në shtetin fqinjë.

Për shkak të këtyre vështirësive, Kryeministri i cilëson shqiptarët e Greqisë si histori krenarie kombëtare, qytetarie evropiane dhe suksesi të pamohueshëm.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE KOMBËTARE, QYTETARIE EUROPIANE DHE SUKSESI TË PAMOHUESHËM
*Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006”- shkruan Kryeministri në Facebook

 

Kujtojmë se me datë 12 maj, Edi Rama do nisë turin e takimit me emigrantët shqiptarë, duke u ndaluar së pari në Greqi.

Mediat greke kanë cilësuar këtë veprim të Kryeministrit si një provokim ndaj shtetit të tyre, duke qënë se iu kërkua që të shtynte datën e takimit me emigrantët.

Duhet thënë se me 12 maj 2023, ishte dhe dita e arrestimit të Fredi Belerit, që po sërish mediat fqinjë shprehen se është datë e përzgjedhur për të rritur presionet politike mes dy vendeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.