AKTUALITET

“Sa herë është i shqetësuar mban fjalime të gjata”, Salianji për Komisionin Hetimor TIMS: Nuk ka ngërç, PS nuk do hetim

18:00 - 09.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën Opinion te News 24, foli mbi Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, për të cilin sipas tij PS nuk dëshiron që të ketë hetime. Sipas tij, Rama sa herë është i shqetësuar mban fjalime të gjata, për të deklaruar gjithashtu se të gjithë përgjigjen, përveçse Kryeministrit.




Lidhur me Komisionin të cilin ai drejton, Salianji shprehet se nuk ka asnjë ngërç, duke rikujtuar se dhe arrestimi i drejtorit të IT-së së Policisë së Shtetit është produkt i këtij komisioni, por PS nuk dëshiron hetime.

Ai tha se deri në 5 qershor do të pyeten të gjithë deshmitarët.

Përsa i përket Ramës, Salianji deklaroi se fjalimet e gjata që mban Kryeministri sa herë është i shqetësuar, shprehin se të gjithë janë të rrezikuar përvec tij.

Ervin Salianji: Komisioni nuk ka ngërç. PS nuk do që të ketë Komision Hetimor. Ky Komision do të ketë një produkt. Deri më 5 qershor do të pyeten dëshmitarët. Arrestimi i drejtorit të IT në Policinë e Shtetit është produkt i Komisionit deri tani. Këtu të gjithë përgjigjen, vetëm Kryeministri jo.
Edi Rama e ka treguar se nuk mban marrëveshje. Rama me fjalimet e tij thotë se përveç meje, të gjithë janë të rrezikuar. Kryeministri mban fjalime të gjata sa herë që është i shqetësuar. Unë inkurajoj dhe mbështes SPAK. Ne kërkojmë që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.