AKTUALITET

Arsimi shqiptar në krizë, të dhënat e INSTAT: 20 mijë nxënës më pak të regjistruar krahasuar me vitin e kaluar

19:25 - 10.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas të dhënave të INSTAT, krahasuar me një vit shkollor më parë (2022-2023), ky sezon (2023-2024) shënon një ulje të regjistrimit të nxënësve në shifren 20.511 më pak.




Një shifër e tillë, shënon rënien deri në 3.7%, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin shkollor 2023-2024 u regjistruan 533.711 nxënës (arsimi parauniversitar dhe të lartë së bashku), ndërsa për 2022-2023 ishin të regjistruar 554.222 nxënës.

Nga totali 533.711 nxënës të regjistruar për vitin 2023-2024, 48,4% e tyre janë të arsimit 9 vjeçar, 12.5% në kopshte, 17.2% në arsim të mesëm, dhe 21,9% në universitete.

 

Regjistrimi në arsimin parashkollor (kopshte)

Nga të dhënat e INSTAT, viti shkollor 2023-2024 shënon regjistrimin e 66.711 fëmijë, ndërsa në vitin 2023-2023, 69.750 të vegjël.

Me një ndryshim numri prej 3039 të mitur, kemi një rënie regjistrimi në arsimin parashkollor prej 4.4%.

Po ta krahasojmë regjistrimet e këtij shkollor, me atë të 2021-2022, rënia shënon deri në 7.84%

 

Regjistrimi në arsimin parauniversitar, 9 vjeçar

Sipas publikimit të INSTAT, ky vit shkollor shënon regjistrimin e 258.072 nxënës në total, ndërsa në vitin 2022-2023, 267.275 nxënës.

Me një ndryshim prej 9203 të regjistruar, këtë vit kemi një ulje prej 4.4%.

Nëse e krahasojmë me vitin shkollor 2021-2022, kur ishin të regjistruar 278.138 nxënës, rënia këtë vit shënon 7.21%.

 

Regjistrimi në arsimin parauniversital, e mesme

Për vitin shkollor 2023-2024, në shkollat e mesme në vend janë të regjistruar 91.755 nxnëës, ndërsa një vit më parë ishin të regjistruar 95.845, duke pësuar rënien prej 4.26%.

Për këtë vit, nga total ii të regjistruarve në shkollat e mesme, 75.348 prej tyre janë në Gjimnaze të profilit social-kulturor, ndërsa 16.407 në ato profesionale.

Në krahasim më vitin shkollor 2021-2022, rënia është më e madhe, prej 11.31%.

 

Regjistrimi në arsimin e lartë

Arsimi i lartë shënon 116.994 studentë për vitin akademik 2023-2024, duke shënuar një ulje prej 3.6% nga viti i kaluar.

Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik përbëjnë 72.3% të totalit.

68.305 prej tyre janë student vajza, pra 58.4% e totalit, ndërsa pjesa tjetër studentë djemë.

Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 67.283 studentë duke

shënuar një ulje prej 5,5 % krahasuar me 2022-23.

Në vitin akademik 2023-24, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët preferojnë fushën e studimit

“Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Fusha të

tjera më të preferuara janë: “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me

përkatësisht 20.9% dhe 19.7% të numrit gjithsej të studentëve të regjistruar. Fusha “Shëndet dhe

mirëqenie” është njëkohësisht edhe fusha me rritjen më të madhe të studentëve të regjistruar

krahasimisht me vitin e kaluar (8,8 %).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.