Kryesore

“Aty ku ka korrupsion, s’ka liri” – Arian Galdini interviston kampionen shqiptare të shahut, i tregon takimin me Margaret Thatcher

12:07 - 10.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Lëvizës së re, Arian Galdini, gjatë një interviste me kampionen shqiptare të shahut, Rozana Gjergji në ‘Galdinicast’, ka treguar takimin e tij me Margaret Thatcher, ish-kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar.




Ai u shpreh se ishte befasuar nga takimi me të gjatë një vizite në Parlamentin britanik, ku dhe Thacher i kishte dhënë një porosi për liderët Shqiptarë.

 “Më pyeti ‘cili është problemi që ka sot Shqipëria’, dhe i them korrupsioni, mos më falëndero atëherë më tha, se nëse ka korrupsion nuk ka liri, nuk e keni fituar lirinë’, tregoi Galdini, ndërsa shtoi se Thacher i kishe thënë porosi që këtë mesazh t’ja përcillte liderëve shqiptar.

“Më tha që a do bësh diçka për mua, do takohesh me liderët në Shqipëri do i tregosh që kë takuar Margaret Thatcher dhe se të dha një porosi që ‘aty ku ka korrupsion nuk ka liri’. Patjetër i thash’, tregoi ai.

Galdini: Unë kur fillova të merresha me politikë, kam pasur disa njerëz që i shihja me shumë admirim. Mendoja që këtë njëri duhet ta takoj, të flas ta takoj, çfarë e ka bërë këtë njeri të jetë ky që është. Fillimisht zoti ma dha mundësinë të njihja të gjithë politikanët shqiptare dhe e humba shpejt kuriozitetin për secilin prej tyre, asnjëri nuk më impresiononte.

Vendosa disa objektiva të tjera, ndërkombëtare dhe një nga njerëzit që unë pëlqeja ishte Margaret Thatcher. Shkoj njëherë në Parlamentin britanik me Nebi Bardhoshin dhe ishim me nënkryetarin e Partisë Konservatore britanike dhe ai thotë që këtu ndodhet Thatcher dhe është rast i rrallë, keni dëshirë ta takoni. Po i thash.

Dhe ai shkoj po ndërkohë që ajo lëvizte në Parlament kishin dëshirë ta takonin. Përveç truprojave kishte edhe këshilltarë dhe përfaqësues, mjekë me vete. Kur vjen në tavolinën tonë i jap dorën dhe më pyet ‘cili është problemi që ka sot Shqipëria’.

E falënderova si fillim, ju kemi borxh lirinë dhe u bëtë pararendës të lirisë sonë. Më pyeti sërish ‘cili është problemi që ka sot Shqipëria’, dhe i them korrupsioni, mos më falëndero atëherë më tha, se nëse ka korrupsion nuk ka liri, nuk e keni fituar lirinë.

U befasova! Më tha që a do bësh diçka për mua, do takohesh me liderët në Shqipëri do i tregosh që kë takuar Margaret Thatcher dhe se të dha një porosi që ‘aty ku ka korrupsion nuk ka liri’. Patjetër i thash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.