AKTUALITET

E kërcënoi me thikë për t’i marrë celularin një 18 vjeçareje, në pranga një 62 vjeçar

16:59 - 10.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme është arrestuar një 62 vjeçar në Vlorë, pasi kërcënoi një 18 vjeçare në rrugë me thikë, për t’i vjedhur celularin e saj.




Pas denoncimit në polici, efektivët janë vënë në lëvizje përmes operacionit policor të koduar “Storm 18”, duke identifikuar personin F.L., 62 vjeç, po banues në Vlorë.

Janë sekuestruar mjeti prerës me të cilin kërcënoi 18 vjeçaren, si dhe një celular.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Vlorë
Tentoi t’i merrte me forcë celularin, një 18-vjeçareje, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës (thikë), identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se një shtetaseje kishin tentuar t’i vidhnin celularin, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit “Storm 18”, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. L., 62 vjeç, banues në Vlorë.
Mjeti prerës (thikë) që dyshohet se ka përdorur ky shtetas, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.