Kryesore

Fitoi gjyqin në Strasburg, KPA rikthen në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari

13:29 - 10.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari, vendim i cili u mor pasi Gjykata e Strasburgut e konsideroi të drejtë apelimin e saj.




Kolegji arriti në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyre i Sevdarit.

Në vendimin që u lexua nga kryesuesja e seancës, Natasha Mulaj thuhet se “Kolegji arrin në konkluzionin se në kushtet kur parashikimet e konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe vendimmarrjen e GJEDNJ lidhur me respektimin e saj referuar parashikimeve kushtetuese janë të detyrueshme për zbatimin nga shteti shqiptar. Sa kohë lidhur me çështjen objekt gjykimi, dhënia e  masës shkarkim nga detyra është çmuar nga GJEDNJ që ka cënuar nenin 8 të konventës, e vetmja alternativë është konfirmimi i saj në detyre”

Vendimi

Kolegji pasi shqyrtoi kërkesën e Sevdarit për rishqyrtim të vendimit, me vendim të ndërmjetëm vendosi të pranojë kërkesën për rishikimin e vendimit, prishjen e vendimit të mëparshëm dhe rigjykimin e çështjes në themel në seancë gjyqësore.

Në kuadër të rigjykimit në themel të ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të konfirmimit të Sevdarit, Komisioneri kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë. Po sipas komisiomerit Publik, Irena Nino, Sevdari kishte probleme edhe në kriterin e profesionalizmit.

Nga ana e saj, Sevdari pretendoi se Komisionerit Publik i kanë rënë shkaqet ankimore. Në përfundim, Sevdari, referuar edhe vendimmarrjes së GjEDNj, ka kërkuar lënien në fuqi të KPK për konfirmimin e saj në detyrë.

Në përfundim të shqyrtimet gjyqësor trupi gjykues vlerësoi se Gjednj ka mbërritur në konkluzionin se shkarkimi i saj nga detyra ka cënuar nenin 8.

Sipas GJEDNJ, shkarkimi i Sevdarit ishte jo proporcional.

Në analizë të përfundimeve të GjEDNJ, kolegji vlerëson se në rigjykimin e ankimit, për shkaqe të rikonfiemuara nga Komisioneri, analizoi i situatës juridike verifikimi i pasurisë nuk ishte i nevojshëm. Kolegji vlerëson se ky proces mund të përfundojë veç me dy alternativa vendimmarrëse.

Kolegji arriti në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyre i Sevdarit.

Kështu e vetmja alternativë për Sevdarin është konfirmimi i saj në detyrë. Kolegji vendosi: lënien në fuqi të vendimit 2018 të KPK për Sevdarin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.