Kryesore

Hedhja e foshnjës në plehra në Greqi, flet babai: Lindi para kohe dhe i vdekur

19:36 - 10.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babai i të porsalindurit të gjetur në mbeturina në Vravrona, Greqi ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë, por pretendon se nuk e ka vrarë, por se ka lindur para kohe dhe i vdekur.




Me herët burimet policore raportuan se gruaja ka shkuar mbrëmjen e djeshme në spitalin “Alexandra” me gjakderdhje dhe mjekët i kanë thënë se ishte shtatzënë pa mundur të përcaktojnë nëse ka pasur një abort apo lindje normale.

Në një pamje filmike, është parë babai i foshnjës teksa e ka hedhur fetusin në plehra.

Më pas u thirrën autoritetet me oficerë policie për të shkuar në dhomën e hotelit ku ndodhet çifti dhe për të kryer një hetim. Sipas informacioneve , në dhomë kishte gjak, si në tualetin, në çarçafë dhe në vende të tjera. Fetusi u gjet në një vendgrumbullim dhe pritet të ekzaminohet nga mjeku mjekësor të hënën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.