Kryesore

Inzagi me dilema, por Asllani sërish titullar! Ja formacionet e mundshme të Interit në transfertën me Frozinonen

14:04 - 10.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sërish rrotacion apo rikthimi i titullarëve? Shumë e vështirë të parashikohet çfarë do të bëjë trajneri Inzagi për transfertën kundër Frozinones.




Në portë pritet që të konfirmohet sërish Audero për t’i lënë vendin Zomerit kundër Lacios. Në mbrojtje De Vraj dhe Bastoni janë të paprekshëm, ndërsa Bisek do të luajë në vend të Pavarit. Djathtas pritet Darmian të marrë fanellën, ndërsa në të majtë me shumë mundësi do të rikthehet Dimarko.

Fratezi dhe Asllani do të konfirmohen në mesfushë, por vështirë të parashikohet çfarë do të bëhet me Mkitarianin. Inzagi vështirë të heqë dorë prej tij dhe nëse po është gati Barela. Lautaro do të jetë titullar në sulm dhe me shumë mundësi i rikthehet partneri ideal Markus Turam.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.