Kronikë

Megaoperacioni i SPAK, arrestohen Astrit dhe Aldo Avdylaj, ja kush ishte kreu i grupit kriminal

09:51 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Megaoperacioni i SPAK-ut mbërrin tek Astrit dhe Aldo Avdylaj, pasi janë arrestuar ditën e sotme nga uniformat blu.




Xhaxhai dhe nipi nuk janë emra të padëgjuara për botën e krimit në Shqipëri, të akuzuar për trafik droge, vrasje e prostitucion.

Astrit Avdylaj, ose i njohur ndryshe si ‘Niçja’ është kreu i bandës së Shijakut.

Avdylajt janë të përfshirë në jetën kriminale që në vitet 1990, kur në 1996 u vra me armë zjarr Dritan Avdyli.

Ky I fundit ishte kushëriri I parë I Astrit Avdyli (djali I xhaxhait)

Niçja, mori hak për vdekjen e Dritanit, duke vrarë personin përgjegjës, por hakmarrja vazhdoi me radhë pasi Shkëlqim Avdyli, vëllai I Astritit, vrau në Tiranë Durim Kusin.

Në vitin 2019, Altin Avdyli arrestohet për shkak të dosjes 339, gjatë operacionit “Volvo 4” për trafikim të lëndëve narkotike, që vinin nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja. Këto sasi droge më pas përpunoheshin në laboratorin e kokainës në Has, për t’u shpërndarë më pas drejt Holandës, Gjermanisë, Francës, etj.

Altin Avdyli u dënua me 3 vite heqje lirie por arriti të lirohej përpara përfundimit të dënimit pasi u diagnostifikua me ‘depresion dhe tentative vetëvrasje’.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë në një njoftim në lidhje me megaoperacionin ku u lëshuan 50 urdhërarreste


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.