![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës, Kosovë.
Mësohet se rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha”, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor.
Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, është shprehur se 3 personat e plagosur janë familjarë me njëri-tjetrin, ndërsa bën me dije se autori i kësaj ngjarjeje është shpallur në kërkim.
Faqja “Deçani” ka publikuar pamjet e rënda, ku shihet një person me armë që afrohet dhe qëllon mbi tre të rinjtë.
Shfaq Komentet (0)