![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku u lëshuan 50 urdhër arreste dhe ku u goditën shtatë grupe kriminale, një prej tyre ishte edh grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
Në bashkëpunim me Interpolin, pak ditë më parë ra në pranga, Arian Tuku, dhëndri i ish-deputetit, ndërsa sot u arrestua, Ilia Ndoka, anëtar i bandës së Arbenit dhe i afërm i tij.
Këta dy persona që shihni më poshtë janë pikërisht, Ilia Ndoka dhe Arian Tuku.
![](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2024/05/WhatsApp-Image-2024-05-22-at-16.02.42-1-828x1024.jpeg)
Kujtojmë që Ilia Ndoka ishte në kërkim për pastrim parash, ndërsa Arian Tuku ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Gjithashtu ai ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit.
![](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2024/05/WhatsApp-Image-2024-05-22-at-16.02.55-1-827x1024.jpeg)
36-vjeçari Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest.
‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.
Po sipas SPAK, në 2020 ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.
‘Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDREKA.
Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.
Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal.’-njofton SPAK.
Hetimet e SPAK nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.