Kronikë

“Nuk jam peng i askujt!”- Altin Dumani përplaset me Flamur Nokën: S’i kam pasur duart e lidhura as në 2008, e as sot

14:52 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur me Flamur Nokën në Komisionin e Ligjeve, pasi akuzave të deputetit demokrat se drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ka shkelur Kushtetutën lidhur me arrestimin e liderit demokrat, Sali Berisha.




Teksa iu përgjigj deputetit të PD-së, Altin Dumani u shpreh se askush nuk ka shanse ta ndikojë në punën e tij dhe se nuk është peng i askujt.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk i ka pasur duart e lidhura asnjëherë dhe do të vazhdojë ta bëjë derisa të ushtrojë detyrën e tij si prokuror.

“Nuk i kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023, as në vitin 2024 dhe derisa të ushtroj detyrën time si prokuror. Politikë nuk ka shans, nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time dhe ju e dini shumë mirë që nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. Zero shanse në punën time dhe kolegëve të mi”, iu drejtua Altin Dumani.

Ndërsa theksoi se drejtësia nuk mund të sfidohet dhe se çështja në ngarkim të ish-kryeministrit Berisha është në hetim, e për këtë arsye s’mund të prononcohej.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Keni shkelur Kushtetutën, është gjëja më e rëndë

Altin Dumani: Ai që kam qenë, ai jam. Nuk i kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023, as në vitin 2024 dhe derisa të ushtroj detyrën time si prokuror, lërë drejtues. Jam prokuror, edhe 1 vit e gjysmë kam pra prokuror do të jem. Politikë nuk ka shans, nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time dhe ju e dini shumë mirë që nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. Zero shanse në punën time dhe kolegëve të mi.

Lidhur me çështjen në ngarkim të ish-kryeministrit ajo është një çështje në hetim, nuk mund të prononcohem. Çdo vendim ëstë i kontrollueshëm nga sistemi gjyqësor por mund të them që drejtësia nuk mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt.

Sa i takon asaj që po përdorim proceset penale për të luftuar opozitën.

Noka ndërhyn, Dumani dëgjohet duke thënë: I paskam duart e lidhura unë dhe peng i ndokujt këtu

Flamur Noka: Unë po bëj pyetje

Altin Dumani: Hetimi i inceneratorëe, pse janë copëzuar, kallëzimet kanë ardhur si të tilla dhe janë trajtuar si të tilla nga prokurorët. Kjo është.

Flamur Noka: Detyra e institucionit është t’i bashkojë

Altin Dumani: Përgjegjësinë do ta zbulojë hetimi, që vazhdon dhe është në fazën më dinamike të tij. Prokurori jep vlerësim kur ngre akuzë ose pushon akuzë.

Nuk mund të jap opinione, është e ligjshme apo e paligjshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.