![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 56 vjeçare ka ndërruar jetë pasditën e sotme në Fier pasi e porta e hekurt e banesës është rrëzuar, duke rënë sipër trupit të saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 në fshatin Gjonçaj të Fierit. Mësohet se viktima është 56 vjeçarja me inicialet U.A.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Shfaq Komentet (0)