Kryesore

“Emri i Peter Zingraf do të jetë pjesë e panteonit të miqve që punuan për Shqipërinë Evropiane”, ndarja nga jeta e ish-ambasadorit të Gjermanisë së vendit tonë, figurat politike: Mirënjohje për kontributin e tij të vyer

18:36 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Figurat e politikës shqiptare opozitare, si Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe Presidenti i PL-së, Ilir Meta, kanë dhënë mesazhe ngushëllimi për vdekjen e ish-ambasadorit gjerman të vendit tonë, Peter Zingraf.




Lulzim Basha është shprehur përmes një postimi në platformën onlinë ‘X’, se emri i Peter Zingraf do të mbetët pjesë e panteonit të miqve që punuan për Shqipërinë Evropiane.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Peter Zingraf, ish-ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, një mik i mirë i Shqipërisë dhe një zyrtar i përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë. Emri i Peter Zingraf do të jetë pjesë e panteonit të miqve të Shqipërisë që punuan për Shqipërinë Europiane.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës, i shpreh ngushellimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe popullit gjerman për këtë humbje të madhe.

U prehtë në paqen e Zotit!”, shkruan Basha

Mesazh ngushëllues ka ardhur dhe nga Ilir Meta, i cili shprehu mirënjohje për kontributin e tij të vyer si ambasador për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat me Gjermaninë, përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit tonë në BE dhe angazhimin e tij të palodur në forcimin e demokracisë.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Ambasadorit të Gjermanisë, Peter Zingraf.

Mirënjohje për kontributin e tij të vyer në dobi të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me Gjermaninë, për përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të vendit tonë në BE, si dhe për angazhimin e palodhur për forcimin e demokracisë funksionale, shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies në Shqipëri.

Do të ruaj kujtimet dhe vlerësimet më të mira për periudhën që bashkëpunuam së bashku!

Ngushëllime familjes, kolegëve të Ambasada Gjermane Tiranë , si dhe autoriteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë mike dhe partnere strategjike!” , shkruan Meta në Facebook.

Peter Zingraf, ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, u nda nga jeta ditën e sotme para kohe, për shkak të një sëmundje të rëndë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.