Kryesore

Gjenocidi i Srebrenicës, Ministri Hasani: Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe e mbështeti rezolutën

20:17 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar për miratimin e Rezolutës së Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, dukeu shprehur se Shqipëria e bashkë-sponsorizoi dhe e mbështeti këtë hap.




Ai tha se 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat e për të mbështetur të mbijetuar të kësaj tragjedie, një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dh botës.

Reagimi i plotë:

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.

Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen.

Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.