Kryesore

Hakmarrja e “veteranëve” të Atalantës, Gjimshiti: Para ndeshjes i thamë vetes jemi “looser”, tani nuk më interesojnë finalet e humbura

17:55 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berat Gjimshiti i përket grupit të veteranëve të Atalantës. Mbrojtësi i Shqipërisë, kapiteni i bergamaskëve në natën magjike të Dublinit ku çuan lart trofeun e Ligës së Europës, ka shprehur qartësisht se çfarë nënkuptonte ky trofe për lojtarët që ishin prej shumë vitesh pjesë e këtij klubi.




“Ky trofe nënkupton jashtëzakonisht shumë për ne. Ne të grupit të vjetër jemi ata që kanë humbur tre finale. Para ndeshjes pamë njëri-tjetrin duke thënë “Jemi me të vërtetë “looser” (humbës), kemi humbur tre finale dhe nuk mund të humbasim edhe të katërtën”. Fituam atë më të rëndësishmen dhe tani nuk na intereson asgjë për ato tre më përpara”, ishin fjalët e Gjimshitit pas ndeshjes.

Nuk është rastësi që pas ndeshjes, një nga postimet e klubit ishte me Gjimshitin dhe grupin e vjetër të lojtarëve të Atalantës si De Run (345 ndeshje), Toloi (294 ndeshje), Hateboer (244 ndeshje) dhe Pasalic (249 ndeshje) duke festuar me trofeun.

Hakmarrja e “veteranëve” të Atalantës, Gjimshiti: Para ndeshjes i thamë vetes jemi “looser”, tani nuk më interesojnë finalet e humbura

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.