Kryesore

Miratohet vetëm me votat e PS rezoluta antikorrupsion, Tabaku: Duhet të jetë gjithëpërfshirës! s’kemi nevojë për copa letre

13:50 - 23.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është miratuar me 9 vota të mazhorancës dhe 0 vota nga opozita, rezoluta antikorrupsion për thellimin e reformave që pritet të kalojë të hënën në Kuvend.




Në përfundim të Konferencën e Kryetarëve, deputetja e PD, Jorida Tabaku në një prononcim për mediat, tha se janë disa kompetenca që i takojnë Këshillit Kombëtar të Integrimit, që edhe ajo e drejton.

Sipas Tabakut, parlamenti ka nevojë për një gjithë përfshirje për ta bërë procesin e integrimit, kombëtar dhe “nuk ka nevojë për të miratuar copa letre që dihet si e kanë fundin”.

Tabaku: Nuk besoj se mazhoranca e ka lartësinë që të na predikojë ne luftën ndaj korrupsionit Unë si kryetare këshillit kombëtar të integrimit e kam thënë që lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar. Deri më sot qeveria nuk e ka bërë këtë.

Së dyti janë një pjesë funksionesh me ngritjen e komisionit të posaçëm që i takojnë këshillit kombëtar të integrimit. Janë edhe një pjesë që lidhen me mbikëqyrjen, raportimin dhe monitorimin që nuk i bën dot mazhoranca sepse mazhoranca nuk mund të raportoje tek vetja. Kjo është një detyrë që ligji ja ka dhënë për procesin e integrimit opozitës. Unë mendoj se parlamenti nuk ka nevojë për një rezolutë tejtër që nuk zbatohet.

Parlamenti ka nevojë për një gjithë përfshirë për ta bërë procesin e integrimit proces kombëtar, për të përfshirë të gjithë aktorët dhe partnerët, por ka nevojë që të mos miratojmë copa letre që dihet se cfarë fundi kanë.

PS çon në Kuvend rezolutën anti-korrupsion, Çuçi: Duam gjithëpërfshirje! S’ka mbivendosje kompetencash


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.