Kronikë

Turi i 81-të Çiklistik të Shqipërisë / Përplasen tre çiklistë në aksin Kuç – Qeparo, dy prej tyre në gjendje të rëndë

16:29 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë përplasur tre çiklistë në aksin rrugor Kuç-Qeparo dhe mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.




Aksidenti ka ndodhur përgjatë itinerarit të garës së etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik në Shqipëri, kur dyshohet se 3 prej tyre kanë humbur kontrollin.

Etapa e katërt në edicionin e 81-të, përfshin itinerarin Vlorë- Himarë – Llogara.

Edicioni startoi me datë 20 të këtij muaji nga Sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë, ndërsa etapa e pestë dhe e fundit e cila starton nesër në orën 10:00 nga Vlora për në Fier.

 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.