BLUETOOTH

FOTO/ Robert Berisha së shpejti baba për herë të tretë? E dashura e re e moderatorit nxit dyshimet se është shtatzënë

11:50 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatori Robert Berisha dhe e dashura e tij 22 vite më e re, Ana mesa duket së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.




E teksa çifti po shijojnë pushimet së bashku, 23-vjeçarja ka postuar një video në InstaStory, ku duket qartë Roberti duke e ushqyer atë.

Krahas videos Ana ka vendosur një emoj të një gruaje shtatzënë, duke nxitur kështu dyshimet se ajo është në pritje të ëmbël.

Megjithatë nuk dihet nëse e dashura e Robertit është shtatzënë apo e gjitha ishte për pak vëmendje.

Moderatori ka folur për marrëdhënien e tij me partneren 22 vite më të vogël. Ai ka rrëfyer se 23-vjeçarja jeton në Amerikë dhe janë njohur pasi Ana e ka parë në një dasmë atje.

Moderatori është shprehur se nuk e ka problem lidhjen në distancë dhe se planifikon të martohet sërish.

“Si mos ta postoj këtë pehri? Loçkë, 23 vjeçe, ulqinake. Nuk e kam problem lidhjen në distancë, më bie të udhëtoj shumë, edhe ajo vjen këtu. Është viti i pari, më ka rënë shpesh të shkoj në Amerikë. Tani e kemi lënë që do të vijë të rrijë këtu më gjatë, se unë nuk kam mundësi që të shkoj të rri shumë.

Kur e kam njohur këtë nuk e ka ndjekur asnjë artist shqiptar, larg estradës. Më ka parë me një dasmë në New York, ka publikuar një story dhe kështu kemi nisur kontaktet. Nuk e ka ditur se kush jam. Ndihem shumë mirë me të. Kjo është Ana Maria. Pse mos të kem dasmë. Dasmën e dytë do ta bëjë ndryshe. Do e bëja jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël diçka”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.