Çavi Hernandez është shkarkuar nga pankina e Barcelonës. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Joan Laporta përmes një deklarate për mediat.
Klubi ka falënderuar Çavin për punën e tij si trajner, si dhe për karrierën e tij të paimitueshme si lojtar dhe si kapiten skuadre duke i uruar çdo sukses në të ardhmen në botë.
Ai do të jetë trajner i skuadrës për herë të fundit në ndeshjen e së dielës si mysafir ndaj Sevijas.
Barcelona dështoi të merrte ndonjë trofe këtë sezon dhe deklarata e spanjollit përsa i përket gjendjes financiare të klubit bënë që presidenti Laporta të mos kishte më dyshime dhe ta shkarkonte atë.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)