Kryesore

“Do të jenë gati brenda disa muajsh!”- Marrëveshja me emigrantët, Rama: Shtyrja e hapjes së kampeve, çështje e Italisë! Ja ku qëndron problemi

08:19 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, ka folur për mediat italiane në lidhje me vonesën e hapjes së dy qendrave për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin, të cilat ishin parashikuar për në 20 maj.




Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari i ‘La Repubblica’, Gerardo Greco, tha se kjo i përket tashmë shtetit italian.

‘Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë’.- u shpreh Rama.

Rama parashikon beteja politike dhe shpjegoi për gazetarin italian se ligjet nuk janë shqiptare, por italiane.

“Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë! Por problemi do të jetë funksionimi i tij! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhoni 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?”,tha Rama.

Sipas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil në Itali.

Në portin e Shëngjinit aty ku pritet të mbërrijnë emigrantët e parë në muajin nëntor, punimet kanë ecur me ritme të shpejtë.

Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.