BOTA

“U paralizua nga beli e poshtë!”- Gruaja e tij u plagos në avionin që u godit nga turbulenca të forta, 59-vjeçari: I ka ndryshuar jeta

14:39 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua britanike, e cila u plagos rëndë në fluturimin e tmerrshëm të Singapore Airlines, ka mbetur e paralizuar nga mesi e poshtë, ka zbuluar bashkëshorti i saj.




Mësuesja e kërcimit, Kerry Jordan, pësoi një dëmtim që i ndryshoi jetën, pasi u lëndua në dollapët e bagazheve brenda Boeing 777, i cili u godit nga turbulencat ekstreme në fluturimin e tij nga Londra në Singapor.

Jordan po rikuperohet në Spitalin Samittivej Srinakarin në Bangkok, ku pritet të qëndrojë edhe për disa javë të tjera pas një operacioni të rëndë.

Gruaja fatkeqe, e cila është me origjinë nga Devon, po kthehej në Adelaide me bashkëshortin e saj, Keith Davies, pas një pushimi në Britani të Madhe.

Davies, 59 vjeç, zbuloi se gruaja e tij “nuk ishte në gjendje të mirë” , duke theksuar se ndërsa avioni humbi papritur lartësinë, ajo u hodh nga vendi i saj dhe u pwrpls nga një dollap nw kokë dhe ra nw dysheme.

“Ajo bëri një operacion urgjent sapo u futëm brenda dhe ajo nuk ka asnjë ndjenjë nga beli e poshtë, kështu që ka qenë një ndryshim i jetës për të ,” tha Davis nga shtrati i saj në spital.

Gruaja e tij është një nga 22 personat që pësuan lëndime në shtyllën kurrizore gjatë incidentit. Dhjetë pasagjerë britanikë mbeten në spital. Midis tyre është e veja e Jeff Kitchen, një ish-drejtor teatri, i cili ishte i vetmi që vdiq në incident, ndoshta nga një atak në zemër.

Autoritetet tajlandeze thanë se 40 persona nga fluturimi horror përfunduan në spital, ndërsa 22 po trajtohen për lëndime në shtyllën kurrizore. Gjashtë pacientë po ashtu po trajtohen për lëndime në kokë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.