Kryesore

Alibeaj: Grupet Parlamentare kanë krijuar raporte tensioni me SPAK, vetëm PD e mbështet

17:46 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur në lidhje me raportimin e Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve dhe gjithashtu ka komentuar debatin e zhvilluar nga kreu i SPAK dhe deputetët e Kuvendit.




Alibeaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se nga debati kishte vërejtur se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte tensioni me SPAK, ndërsa theksoi se vetëm PD e mbështet.

“Ajo se çfarë vura re në debatin e panatyrshëm në Komisionin e Ligjeve është se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte tensioni me SPAK. I vetmi grupim që është në mbështetje të SPAK është Partia Demokratike”, tha ai.

Alibeaj tha se institucionet e pavarura të drejtësisë vijnë të raportojnë për gjendjen e kriminalitetit, por jo që të japin llogari.

Lidhur me kërcënimet ndaj Prokurorëve, deputeti u shpreh se ata janë në një lloj rreziku që vjen nga rreziku i rrugës, por nga ana tjetër, puna e tyre i ka këto vështirësi, dhe mbrojtja e tyre apo familjes, ndaj iu është dhënë.

Alibeaj tha se më e rrezikshme se çdo kërcënim rruge është fakti i krijimit të një ndjesie të vetmisë ndaj SPAK.

“U bashkuan 110 deputetë kundra SPAK”, tha Alibeaj, referuar miratimit të amnistisë, duke liruar nga burgu ose ulur dënime, për personazhet që janë hetuar dhe gjykuar nga SPAK dhe GJKKO.

Alibeaj tha se politika duhet t’i dalë në krah SPAK.

“Duhet t’i japim mbështetje këtyre njerëzve që anatemohen edhe nga ndërkombëtarët, edhe nga media, edhe nga politika”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.