Kryesore

“Dua të jem një katunar pa pretendime!”  – Kryeministri Rama shpreh se ku e sheh veten pas dy dekadash:  Është si një përgatitje për t’u ndarë nga kjo jetë, edhe varrezat i kam afër

09:22 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, ku kishte dhe të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, u shpreh se si e sheh veten e tij pas 2 dekadash.




Ai tha se dëshiron të jet një katunar, pa pretendime, i pabezdisshëm dhe i padukshëm.

Rama shtoi se dëshiron të merret që ai ka mësuar, por dhe me ato të cilat nuk arriti t’i mësojë, si p.sh., qepja.

“Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj, si psh të qep. Duke ndarë eksperiencën e shijes me njerëzit që nuk më zgjedhin, por që i zgjedh.”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, zhvillimi i një jetë të thjeshtë do jetë si një përgatitje për t’u ndarë nga kjo jetë, duke shtuar mes të qeshurash se afër banesës ka dhe varrezat.

“Mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët.

“Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj, si psh të qep.

Duke ndarë eksperiencën e shijes me njerëzit që nuk më zgjedhin, por që i zgjedh.

Unë e shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit, të dëgjuarit, të shikuarit. Është e bëshme sepse, mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët. Besoj, uroj, lutem. Dua të jem një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët. Thjesht i gatshëm për ata që kanë dëshirë të më takojnë dhe kam dëshirë t’i takoj kaq.

Ajo duhet bërë shumë mirë. Është si një lloj përgatitje për tu ndarë nga kjo jetë, edhe varrezat i kam afër aty (qesh)”, tha kryeministri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.