![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit, ku një 17 vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët e saj.
Uniformat blu sqarojnë se nga vëzhgimet paraprake të trupit e mitura nuk kishte shenja dhune.
Dyshohet se e reja është vetëvarur, por nuk është e konfirmuar një gjë e tillë.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)