Kryesore

“EURO 2024” pa VAR? Beteja ligjore tenton të trembë UEFA-n

14:50 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Euro 2024” në Gjermani pa VAR në lidhje me pozicionin jashtë loje? Perspektiva është e largët, por për momentin, nuk mund të përjashtohet plotësisht: gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrin gjykatësit e Hamburgut në lidhje me një kërkesë nga kompania holandeze “Ballinno”, e cila pretendon se UEFA ka kopjuar teknologjinë prej saj për të vlerësuar pozicionin jashtë loje.




Seanca e parë u caktua për datën 3 qershor, vetëm njëmbëdhjetë ditë përpara nisjes së Europianit. Në këtë rast, dëmi do të ishte evident: një kthim prapa në nivelin teknologjik dhe rreziku i polemikave për situatat milimetrike. Gjithçka filloi një vit më parë, kur “Ballinno” filloi të përgatiste ankesën kundër UEFA-s për të demonstruar se si 13 vite më parë kompanisë holandeze i ishte dhënë një patentë për një metodë dhe një sistem për identifikimin e një situate jashtë loje.

Ankesa, megjithatë, u paraqit vetëm më 18 prill, duke ngritur dyshime se koha ishte zgjedhur e tillë për të vënë në rrezik organizimin e “Euro 2024”. Një zëdhënës i tha “The Sun” se UEFA nuk është aspak e shqetësuar edhe për faktin sepse patenta i referohet një çipi të futur në top, i cili menjëherë zbulon pozicionin e parregullt kur goditet, duke komunikuar drejtpërdrejt me kufjen e arbitrit. Prandaj, nuk ka të bëjë me gjurmimin e linjave të pozicionit jashtë loje me të cilat jemi mësuar, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për dy teknologji të ndryshme.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.