![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Duket se dhe politika nuk po i ndahet edicionit të këtij viti të BBV 3, pasi ish-deputeti, Belind Këlliçi ka treguar përkrahjen e tij për një nga banorët e mbetur.
Mbështetur në miqësinë që kanë, Këllici thotë se Julian Deda është personi që ka shpalosur anën e tij më njerëzore dhe se e ka fituar këtë edicion me paraqitjen e tij fantastike.
“Ju ftoj t’i japim dhe ne një dorë për ta bërë realitet ëndrrën e tij, duke vonuar në finalen e madhe të Big Brother Albania, duke dërguar një sms ‘Julian’ tek numri 56666”, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Njohja personale dhe miqësia me një djalë të jashtëzakonshëm, fisnik, e me vlera qytetare si Jul Deda, më shtyu sot të dashur miq, që t’ju kërkoj mbështetjen për të.
Në këto 4 muaj qëndrimi në Big Brother, Juli ka shpalosur anën e tij më të mirë njerëzore duke përfaqësuar denjësisht jo vetëm veten dhe familjen e tij të nderuar, por edhe një brez të ri artistësh, të cilët kanë zgjedhur të punojnë e jetojnë me dinjitet në këtë vend.
Për mua dhe shumë miq e fansa të Julit, ai tashmë e ka fituar këtë edicion të Big Brother me paraqitjen e tij fantastike, por në këto 24 orë të fundit ju ftoj ti japim edhe ne një dorë për ta bërë realitet ëndrrën e tij, duke votuar në finalen e madhe të Big Brother Albania, duke dërguar një sms “Julian” tek numri 56666.
Faleminderit e suksese Jul Dedës