BOTA

Këngëtarja e njohur Nicki Minaj arrestohet në Holandë, pak orë përpara koncertit

20:57 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli i muzikës Nicki Minaj është arrestuar në një aeroport në Holandë disa orë përpara se të performonte në Co-op Live në Mançester.




Reperja amerikane u ndalua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit me dyshimin për posedim të drogave të lehta.

Minaj postoi një sërë mesazhesh në faqen e rrjeteve sociale X – duke përfshirë një mesazh në të cilin shkruante “ata thanë se gjetën bar”.

Ajo gjithashtu pohoi “ata më morën bagazhin pa pëlqim” dhe ata po përpiqen të më mbajnë nga MANCHESTER”.

I pyetur në lidhje me Minaj, Robert van Kapel, një zëdhënës i Marechaussee Mbretërore e Holandës, i tha për NBC News: “Ne mund të konfirmojmë se kemi arrestuar një grua 41-vjeçare amerikane në aeroportin Schiphol për shkak të posedimit të drogave të lehta”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.