Kryesore

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet rezolutën e OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës

15:06 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, shpreh mbështetje të qartë për rezolutën e fundit 78/282 të Kombeve të Bashkuara, që dënon çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës.




“Ne qëndrojmë në solidaritet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave. Kujtimi i Srebrenicës duhet të shërbejë si një kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë sonë kolektive për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Duke miratuar këtë Rezolutë dhe duke caktuar 11 korrik si “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”, Komuniteti Ndërkombëtar ripohoi angazhimin e tij për të promovuar paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thuhet në reagim.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron miratimin e kësaj Rezolute si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin tonë.

“Për më tepër, inkurajojmë të gjitha palët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të angazhohen në përgatitjen dhe miratimin e një rezolute që pranon dhe dënon gjenocidin serb në Kosovë”, përfundon reagimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.