Kryesore

“Mazhoranca nuk e ka lartësinë morale për të luftuar korrupsionin” – PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit të Integrimit, Tabaku: Është proces që duhet bashkëdakordësi

11:22 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur një ditë pas bojkotit të PA-së në mbledhjen e KKIE mbi projektrezolutën e propozuar nga mazhoranca në luftën kundër korrupsionit, duke u shprehur se është një proces që do bashkëdakordësi.




Reagimi ka ardhur nga rrjetet sociale të demokrates.

Sipas saj, mazhoranca nuk e ka lartësinë morale për ta luftuar korrupsionin.

Mbështetur në këtë akuzën, Tabaku shprehet se ky proces nuk mund të bëhet njëanshmërisht nga ata që sjellin ligje në Parlament pa asnjë procedurë, si ligje të porositura.

Deputetja shprehet që ligje të tilla nuk e luftojnë korrupsionin, por në fakt e stimulojnë atë, ndaj dhe Tabaku bën thirrje që luftimi i saj duhet të jetë prioritet kombëtar.

Postimi plotë:

Ditën e hënë parlamenti do të miratojë një rezolutë për luftën ndaj korrupsionit. A është lufta ndaj korrupsionit çështja e një rezolute që mund të shkelet me dy këmbë si shumë të tjera? Apo ka qenë çështje e një vullneti politik që deri më sot nuk ka ekzistuar? A e ka lartësinë morale mazhoranca që të jetë në krye të kësaj lufte dhe të marrë flamurin e luftës ndaj korrupsionit? Në mënyrë absolute jo! Në emër të opozitës kemi dorëzuar vijëmisisht ligje për të parandaluar korrupsionin.

Për atë korrupsion që sot, fatkeqësisht është kthyer në një korrupsion endemik, që po shtrihet në gjithë ekonominë, po largon të rinjtë nga Shqipëria dhe që po e përqëndron ekonominë në pak duar. Maxhoranca nuk besoj se e ka lartësinë morale për ta luftuar korrupsionin. Procesi i integrimit është një proces gjithëpërfshirës. Një proces që duhet të ketë bashkëdakordësi. Dhe kjo smund të bëhet njëanshmërisht nga ato që sjellin ligje në parlament pa asnjë procedurë, ligje të porositura. Ligje që nuk e luftojnë korrupsionin por e stimulojnë korrupsionin.  Për këtë arsye besoj që lufta kundër korrupsionit duhet të kthehet në një prioritet kombëtar dhe duhet që opozita të jetë pjesë e saj patjetër

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.