Divorci mes Besit dhe Xhensilës ka qenë një ndër temat kryesore e mediave muajt e fundit. Dyshja vendosi të ndahej pa shumëbujë, por la shumë vend për aludime nga ndjekësit.
Dhe pse kanë zgjedhur të mos flasin, Besi në këngën e tij të fundit, në bashkëpunim me Eli Malaj, mendohet se ka zbuluar pak nga çfarë ka ndodhur me nënën e fëmijëve të tij.
Teksti është i shkruar nga vetë Besi dhe ky i fundit e ka komentuar atë si ‘tekst shpirti’ duke nënkuptuar se tregon gjendjen e tij emocionale të momentit.
“Nga mosmirënjohja, unë të ktheva shpinën, a do mbash mëkatin, a do bësh viktimën…” është një pjesë e tekstit, e fansat nuk kanë pritur që të përkrahin Besin duke vërshuar komente negative ndaj këngëtarës, për t’i lënë kështu peshën e fajit Xhensilës për divorcin.
Kjo e fundit, përmes një story në instagram, ka shpërndarë disa vargje të poezisë “Në mundsh”, si një reagim të kritikave dhe akuzave që ajo ka marrë deri më tani.
“Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,
a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…”, janë vargjet e zgjedhura nga këngëtarja
Artisti e konfirmoi një gjë të tillë në programin “Ferma VIP”. Ai tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me këngëtaren e famshme shqiptare. “Kur isha këtë herë në Itali, erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Gocën e shoh më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jeton me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë, njeriut i ndodhin ca gjëra, ca situata në jetë, që nuk i ka pritur dhe është e vështirë kjo. E rëndësishme është të jenë mirë”, – u shpreh ai. Më tej ai theksoi: “Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”.