LAJMI I FUNDIT

“Rehabilitimi do të merrte 12 muaj, por kanë kaluar mbi 3 vite” – Punimet e zgjatura pranë Kinostudios, Muçollari ngre pyetjen: Kush mban përgjegjësi?!

11:50 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i Kryesisë  së PD se Rithemelimit, Grigels Muçollari kabërë një denoncim në lidhje me disa punime të papërfunduara në afatin kohor të caktuar, pranë Kinostudios në kryeqytet.




Muçollari shprehet se punimet do të merrnin 12 muaj kohë, por kanë kaluar mbi 3 vite dhe rehabilitimi i tyre nuk kanë përfunduar akoma.

Një punë e lënë në gjysëm, siç thotë demokrati, u ka kushtuar taksapaguesve rreth 4 milionë euro, ndërkohë që nuk ka ka asnjë rezultat prej 3 vitesh.

Grigels Muçollari ngre pyetjen se kush mban përgjegjësi për këtë, duke e cilësuar rastin si një katrahurë dhe abuzim.

Anëtari i Kryesisë rikujton dhe njëherë protestën e opozitës, duke i ftuar qytetarët të marrin pjesë në të, ditën e martë, përballë Bashkisë së Tiranës.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË, GRIGELS MUÇOLLARI:

Korrupsioni i Bashkisë së Tiranës është një sfidë e madhe, një e keqe që i prek qytetarët, i dëmton ata, i ndikon jetën e përditshme. Korrupsioni i drejtuesve të Bashkisë, i Erion Veliajt, ka të bëjë me njerëzit. Kur ata vjedhin, është një shërbim, është një investim, është një e mirë që u mohohet banorëve, familjeve, komunitetit.

Jemi këtu pranë Kinostudios në Tiranë, siç e shihni në një kaos urban, në një punë të lënë përgjysmë. Ky investim, ju dha kompanisë së drejtorëve të Veliajt, ju dha të famshmes 5D.

Mbi 3 vite që kane nisur punimet. Rreth 4 milionë euro fond, nga taksat e qytetarëve të Tiranës. Ja ku jemi sot. Një ferr për banorët e për këdo qe e sjell puna këndej.

Sipas kësaj tabele, që tani Bashkia e ka hequr, rehabilitimi i qendrës Kinostudio, do të merrte 12 muaj. Kanë kaluar 3 herë nga 12 muaj.

Paratë me siguri drejtorët e Veliajt i kanë marrë se u duheshin për hotelin luksoz që po ndërtojnë në Durrës. Po detyrimi ndaj publikut, ndaj qytetarëve, ndaj ligjit?

Kush mban përgjegjësi sot për këtë katrahurë e abuzim?

Askush nuk ka dalë të japë një sqarim. Sepse ky nuk është i vetmi kantier i 5D në Tiranë i lënë përgjysëm. Po ashtu është shëtitorja tek Liqeni i Thatë.

Kush do përgjigjet pra?

Përgjegjës sigurisht është Erjon Veliaj.

Për këto afera në kurriz të njerëzve ai duhet të shkojë sa më shpejt para ligjit dhe të largohet nga zyra që ka turpëruar.

I ftoj qytetarët të bashkohen në protestën para Bashkisë të martën, për të kërkuar drejtësi. Drejtësi për ata, për banorët, për qytetin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.