BOTA

Zjarri në parkun argëtues u merr jetën 22 personave, mes tyre dhe fëmijë

20:26 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

BBC raporton se 22 persona kanë vdekur në një “zjarr masiv” në një park argëtues në Indi.




Disa nga viktimat raportohet të jenë fëmijë, sipas mediave lokale.

Flakët dhe një shtëllungë e madhe tymi shiheshin duke u ngritur në qiell, nga vendngjarja në Rajkot, në shtetin perëndimor të Gujarat.

Zjarri tashmë është nën kontroll dhe ka nisur kërkimi për persona të tjerë. Ekziston frika se më shumë viktima mund të jenë të bllokuar nën rrënojat, duke përfshirë fëmijë.

Policia lokale tha se identifikimi i trupave të djegur rëndë ishte i vështirë.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi tha se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga zjarri në Rajkot dhe tha se mendimet e tij ishin me ata që kishin humbur të dashurit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.