BLUETOOTH

FOTO/ Shifra marramendëse! Pamja e Françeska Muratit në finalen e BBV ia kalon dhe çmimit të madh! Ja sa ka kushtuar look-u i Miss-it

12:38 - 26.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Françeska Murati ka marr vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj në natën finale të Big Brothet VIP.




Miss-i edhe gjatë qëndrimit në shtëpi u komentua shumë për veshjet e saj të shtrenjta e luksoze, gjë e cila ka ndodhur edhe një natën e fundit të BBV.

I gjithë look-u i ish-banores një natë më parë, arrin një shifër marramendëse, e që kalon dhe çmimin e madh të Big Brother Vip. Mësohet se e gjithë veshja që Françeska ka veshur ka arritur vlerën e 100 735€.

Siç vihet re, më të kushtueshme kanë qenë aksesorët, vathët dhe unaza e ish-banores, me një vlerë totale 99 400€.

Françeska ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “BBV”,  për veshjet e saj luksoze.

E teksa vajzat e tjera veshin “Bershka” dhe “Zara”, Françeskën e kemi parë mjaft të kuruar dhe mjaft “të kripur”, si në përditshmëri brenda në shtëpi, po ashtu dhe gjatë “prime”-ve.

“Dolce&Gabbana”, “MiuMiu”, “Alessandra Rich”, “Magda Butrym” e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës për të shkëlqyer ashtu si dhe i ka hije gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Modelja tregoi në emisionin “Chary on top”, që jo të gjitha fustanet ishin nga garderoba e saj, por disa prej tyre ua ka marrë shoqeve të saj bizneswoman në Shqipëri.

“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjitha fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tri, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse të mos i suportoj shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta”, – tha Françeska.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.