BLUETOOTH

Nicki Minaj u arrestua për drogë pak orë përpara koncertit, fansat shpërthejnë keq ndaj këngëtares: Kemi shpenzuar shumë para! I zhgënjeu të gjithë

09:05 - 26.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli i muzikës, Nicki Minaj është arrestuar në një aeroport në Holandë disa orë përpara se të performonte në Co-op Live në Mançester.




Reperja amerikane u ndalua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit me dyshimin për posedim të drogave të lehta dhe u gjobit dhe u lejua të vazhdonte udhëtimin e saj, tha policia holandeze.

Por pas kësaj situate, fansat e Nicki Minaj u shprehën aspak të kënaqur, pasi koncerti në arenën Co-op Live të Mançesterit u anulua në minutën e fundit.

Megjithëse u la e lirë, ajo nuk arriti në Mançester në kohë për koncertin e saj të planifikuar të shtunën, që do të thotë se 20,000 njerëz që kishin paguar biletat nuk ishin në gjendje ta shihnin atë të ngjitej në skenë.

Fansat e saj kishin shpenzuar qindra paund për ta shijuar. Një prej tyre dukshëm i zemëruar, tha për mediat se “kam shpenzuar 150 £ për biletën time dhe mora një ditë pushim, u ulëm atje për rreth tre orë duke pritur dhe na thanë se nuk do të ndodhte. Jam i shkatërruar”.

“Ne erdhëm këtu, kaluam gjithë ditën duke u përgatitur, për të parë këtë të ndodhte. Është vërtet zhgënjyese dhe kemi shpenzuar paratë dhe na thuhet në minutën e fundit se nuk do të shfaqet”, tha Ellis Day, 17 vjeç.

Sipas videove të mediave sociale dhe detajeve të fluturimit, avioni që besohet se mbante Minaj ishte ende në Amsterdam kur koncerti në Mançester u shty.

“Jam i zhgënjyer sepse pashë këtë pasdite që Nicki Minaj u arrestua në Amsterdam”, tha Kian Young, 23 vjeç. I riu ishte një nga të shumtët që vuri në dyshim se pse nuk u bë një deklaratë zyrtare më herët.

“Jam i hutuar pse arena Co-op nuk i la njerëzit të dinë të vërtetën. Pse nuk e anuluan në orën 17:00? Të gjithë kanë ardhur – gruaja ime po qan. Pse nuk na thanë se ishte anuluar para se të na lejonin të hynim?’, tha ai.

Një tjetër prej pjesëmarrësve, Anna, tha se udhëtoi nga Polonia me të dashurin e saj dhe tha se ata shpenzuan në total rreth 1,000 £ në udhëtim.

“Jam shumë e inatosur sepse i dashuri më dha një biletë për koncertin e Shën Valentinit. Ne fluturuam nga Polonia për këtë koncert. Ai e di që është shitur këtu. Janë shumë para”, tha ajo.

Duke përdorur mediat sociale, Minaj tha se ishte në burg për pesë deri në gjashtë orë dhe më në fund mbërriti në hotelin e saj në Mançester rreth mesnatës. “Ata ia dolën me planin që të mos më linin të dilja sonte në skenë”, i shkruan ai X-it, pa thënë se kujt e kishte fjalën.

Minaj postoi një sërë mesazhesh në faqen e rrjeteve sociale X, duke përfshirë një mesazh në të cilin shkruante “ata thanë se gjetën bar”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barbie (@nickiminaj)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.