![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ka dhënë një reagim mbi takimin e tij e sotëm me emigrantët shqiptarë në Milano.
Ai e vë theksin tek mbushja e sallës mbi kapacitet, saqë mbetën jashtë shqiptarë, duke mos pasur mundësi për të marrë pjesë në takim
Rama shprehet se nuk do t’i harrojë kurrë fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë italiane, pasi sipas kryeministrit kishin merakun mos të ndodhte ndonjë “hata” nga mbingarkesa e njerëzve tek shkallët.
Postimi i Edi Ramës:
FALEMINDERIT është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali
Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit
![](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/te/1/16/1f985.png)
![](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t80/1/16/1f64f.png)
![](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/te/1/16/1f985.png)
Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë
Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara![](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t3/1/16/1f92d.png)
![](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t27/1/16/1fae3.png)
![](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t3/1/16/1f92d.png)
E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata![](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/td0/1/16/1f602.png)
![](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/td0/1/16/1f602.png)
SHUMË SHUMË SHUMË FALEMINDERIT
Shfaq Komentet (0)