BOTA

U konfliktua me policinë për konat sinjalizues, djali i biznesmenit kafshon efektivët. Përfundojnë në spital dy punonjësit

14:34 - 26.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje në të cilën mbetën të plagosur dy punonjës policie, një burrë dhe një grua, ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Agrinio në Greqi.




Sipas mediave lokale, ngjarja dyshohet se u shkaktua pasi oficerët e policisë u njoftuan se disa kone sinjalistike ishin vendosur në trotuar jashtë ambienteve të një biznesi.

Në episod dyshohet se është përfshirë edhe djali i biznesmenit, i cili sipas mediave greke ka kafshuar policët.

Si biznesmeni ashtu edhe djali i tij janë arrestuar menjëherë dhe ndaj tyre është ngritur një çështje hetimore.

Ndërkohë, dy efektivët e policisë janë dërguar në spitalin e Agrinit për të trajtuar plagët e lehta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.