BOTA

U vetëvra apo e eliminuan? “Nëse ndodh diçka, këtë letër dorëzoja gruas time”- Zbardhet “amaneti” i burrit të eurodeputetes italiane

12:42 - 26.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes italiane Francesca Donato, i gjetur i vdekur dje në makinë, do t’i shkruante familjes se po përballej me një moment të vështirë dhe se nëse do t’i ndodhte diçka do t’i drejtoheshin avokatit.




Biznesmeni Onorato  kishte lënë një letër, duke shkrtuar se ka “marrëdhënie me njerëz të pavlerë” dhe i thotë avokatit: “nëse ndodh diçka, dorëzoja këtë letër gruas sime”.

Hetimet

Në letrën, në të cilën ai sqaron se ndodhet në “vështirësi ekonomike”, ka edhe një listë me pasuritë që zotëron dhe disa kredi që ka.

Avokati i tij është paraqitur në autoritet hetimore italiane, i cili ka konstatuar situatën ekonomike për shkak të borxhit ose krizës dinanciare.

Nga hetuesit po këqyren edhe pamjet e dy kamerave të sigurisë të pranishme në vendin e ngjarjes.

Para  se të ndodhtë ngjarja, Angelo Onorato ka takuar një të afërm, të cilin e ka marrë në aeroport.

Miku i tij ka thënë para autoriteteve se  Onorato i kishte thënë: “Unë do të zgjidh një çështje me një person nga Capaci, shpresoj në mënyrë të mirë”.

Trupi i biznesmenit u gjet brenda makinës së tij, ndërsa ende nuk dihet nëse i ka dhënë fund jetës apo është vrarë nga dikush.

Mesazhi i vajzës në rrjetet sociale

Familja e tij përjashton mundësinë që ai të ketë kryer vetëvrasje dhe flet për vrasje.

“Burri im Angelo nuk bëri vetëvrasje” , përsërit eurodeputetja Francesca Donato. Ishte ajo dhe vajza e saj Carolina që gjetën sipërmarrësin, ai ishte në anën e shoferit të makinës së tij me kokën ulur në timon dhe një shirit plastik rreth qafës.

Donato kishte thënë menjëherë se burrin e saj e kanë vrarë dhe nuk beson se ai të ketë vrarë veten.

“Janë thënë gjëra të pasakta, ndaj ndjej nevojën të saktësoj se si janë gjërat: Babai im nuk u vetëvra, ai u vra.  Ai nuk ishte një person që do të kishte lënë ndonjëherë familjen e tij kështu. Mbi të gjitha mënyra si e gjetëm unë dhe nëna ime ju them se nuk ishte vetëvrasje, por vrasje”, ka shkruar vajza 20 vjecare e biznesmenit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.