BLUETOOTH

“Do blej vetëm të lira dhe false!”- Këngëtares së famshme i vjedhin bizhuteritë në banesë: Kam frikë se situata do përsëritet ndaj tani…

15:05 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Britney Spears publikoi në llogarinë e saj në instagram një video ku tregonte se bizhuteritë e saj janë vjedhur. Në pamjet në video shfaqej kutia e bizhuterive e boshatisur.




Këngëtarja 42 vjeçare nuk dha detaje të tjera rreth grabitjes, por tha se ky incidenti e kishte frikësuar dhe e vetmja gjë e mbetur nga bizhutë e saj ishte një gjerdan.

“ Vërtet djema, më kanë vjedhur të gjitha bizhuteritë ”– shprehet Britney e traumatizuar në videon e saj.

Gjithashtu në mbishkrimin e videos Britney Spears u shpreh e frikësuar për të blerë bizhuteri të tjera pasi ka frikë se kjo situatë do përsëritet, ndaj zgjedh te blejë bizhuteri të lira dhe fallco.

“Shikoni se si të gjitha bizhuteritë e mia janë vjedhur. Është e vështirë të blesh të reja tani, sepse kam frikë se do të humbasin. Tani do i blej të lira dhe false. Dhe kryqi im që kam mbajtur që në moshën 4 vjeçare është zhdukur”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.