BLUETOOTH

“Çdo ditë jetoj me ty dhe me mungesën tënde”- Ana Lika bën dedikimin prekës për të ëmën në ditëlindjen e saj: Do doja shumë të ta uroja si çdo vit

12:58 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja mjaft e dashur për publikun, Ana Lika e njohur për rolet e saj dhe pjesëmarrjet në emisione të ndryshme, ka bërë një postim të ndjerë për ditëlindjen e së ëmës, e cila u nda nga jeta vetëm pak muaj më parë.




“Çdo ditë të jetës time jetoj me ty dhe me mungesën tënde..”– shkruan mes rreshtash aktorja në postimin prekës.

Kujtojmë se e ëma e saj dhe njëkohësisht motra e Inis dhe Ingrit Gjonit, humbi jetën vetëm pak muaj më parë pas një beteje të gjatë me kancerin.

Postimi i plotë:

Çdo ditë të jetës time jetoj me ty dhe me mungesën tende.. Çdo datë 25 maj unë të kam uruar ditëlindjen dhe sot do doja shumë ta uroja si çdo vit por ti nuk je më këtu me mua, ama vetëm fizikisht dhe prandaj unë prap dua ta festoj këtë ditë për ty! Më mungon zëri jot, më mungon buzëqeshja jote, më mungon humori jot, më mungojnë kritikat e tua, më mungon ti e bukura ime. Mami të dua shumë !


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.